Top News – A mund të kandidojë Trump për president, pas akuzave penale të ngritura ndaj tij?
31/03/2023 22:32

Donald Trump u bë i pari ish-president amerikan, ndaj të cilit ngrihet nëj akuzë penale, pasi një juri e madhe ka votuar për ta paditur atë, pas hetimit të pagesës prej 130.000 dollarësh për Stormy Daniels, në përpjekje për të blerë heshtjen e saj, për një aferë të supozuar. Kjo akuzë historike, vjen në një moment mjaft të rëndësishëm, pasi trump është në kulmin e fushatës së tij zgjedhore për t’u rikthyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por a e ndalon ngritja e akuzave, kandiddimin e Trump për president? Përgjigjen e jep profesorja e Shkollës Juridike të Nju Jorkut, Anna Kominsky, e cila shprehet se Trumpit nuk mund t’i hiqet e drejta e kandidimit, as për shkak ët akuzave të ngritura ndaj tij, por as nëse ai dënohet nga gjykata. “Në fakt, nuk ka shumë kërkesa kushtetuese për të kandiduar për president. Nuk ka asnjë ndalim të drejtpërdrejtë në Kushtetutë për praninë e një aktakuze apo edhe të një dënimi”, shpjegoi Kominsky. Gjithsesi kureshtja është nëse këto problem do të ndikojnë pozitivisht apo negativisht në kandidaturën e Trump. Shumica e analistëve politkë, thonë se ky është nëj terren që i përshtatet shumë ish-presidentit amerikan, pasi rikthehet sërish në qendër të vëmendjes në Partinë Republikane dhe vetë Trump, me ekipin e tij, janë specialistë të shfrytëzimit të këtyre situatave. Pamjet: AFP

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07