Top News – A kanë vlerë vendimet!/ Pas shkarkimit të anëtarit të KPA
02/12/2020 11:12

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit për dënimin e Luan Dacit për fshehje të së kaluarës, së përjashtimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, solli edhe largimin e tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Në procesin e Vettingut të vlerësimit të gjyqtarëve KPA është shkalla e fundit e ankimimit ndaj vendimeve të KPK-së, ku Daci ka qenë pjesë e trupës gjyqësore të dhjetëra vendimeve. E pikërisht padia ndaj tij u bë nga Antoneta Sevdari, ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila pasi u eliminua nga procesi i Vettingut, nxori shkresat se Daci kishte gënjyer me CV-në e tij, duke deklaruar se kishte dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësi, por që në fakt ishte shkarkuar nga KLD-ja e atëhershme. Përjashtimi i Dacit duket se i ka hapur një dritare shprese atyre personave që ankimuar vendimin e Vettingut në Gjykatën Kushtetuese. Një pjesë e ankimuese janë pjesë vendimeve ku Daci ka qenë pjesë e trupës gjyqësore. Por a mund ta përdornin si kartë një gjë të tillë të përjashtuarit nga Vettingu përpara Gjykatës së Strasburgut edhe pse vendimet e dhëna mund të cilësohen si kapitull i mbyllur? Në fakt kjo Gjykatë ka dhënë një të ngjashëm me rastin Daci, ku një shtetas nga Islanda kundërshtonte vendimin e gjykatës pasi pretendonte se me argumentin se njëra prej anëtarëve të trupit gjykues ishte zgjedhur në detyrë në mënyrë të paligjshme, rrjedhimisht sipas tij, ky vendim duhej zhbërë. Strasburgu e rrëzoi një kërkesë të tillë. Ish-anëtarja e KLP-së ashtu si edhe një pjesë e madhe e gjyqtarëve i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut dhe kundërshtuar vendimin e dhënë për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë. Tashmë ajo do të ketë një armë të fortë vendimin për përjashtimin e Luan Dacit dhe se verdikti final pritet të jepet nga Strasburgu. Gjyqtarët shpresojnë që vendimet të bëhen nul dhe të nisë procesi i rivlerësimit nga e para.

Top Channel/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Maliq, të miturit u takuan për t’u sqaruar, por…
14/08 22:51
Top Channel/ “Rashë në koma në sallën e gjyqit”, rrëfimi mes lotësh i Saimir Vishajt: 35 vite punë…
14/08 21:54
Top News – Zjarret preken mbi 200 shtëpi. Rama: Dëmshpërblim të plotë për të gjitha familjet
14/08 21:30
Top Channel/ Autori i vr*sjes së bashkëmoshatarit 14-vjeçar lë spitalin, dërgohet në komisariat
14/08 21:11
Top News – Tragjedi në Maliq, sherri mes dy 14-vjeçarëve i merr jetën njërit prej tyre
14/08 20:06
Top Channel/ I mituri vr*tet nga bashkëmoshatari! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes
14/08 20:03
Top Channel/ Prekëse! Mbi një muaj në koma, përlotet avokati Vishaj: Fitova betejën! Isha mes…
14/08 20:01
Top Channel/ Lindjet, 1 mijë bebe më pak! Gjashtëmujori i parë, qarku i Kukësit në rritje
14/08 19:58
Top Channel/ Nis rënia e temperaturave, parashikohen reshje në disa zona të vendit
14/08 19:47
Top Channel/ Vr*sja e postierit, lirohet i dyshuari, Lami u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje
14/08 19:39
Top Channel/ Vr*tet me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçari në Maliq, ngjarja ndodhi pas…
14/08 19:38
Top Channel/ Gramsh, banorët kthehen në shtëpi! Situatë e qetë në pjesën më të madhe të zonës
14/08 19:32
Top Channel/ Tragjike në Maliq, 14-vjeçari i merr jetën bashkëmoshatarit pas sherrit në lokal
14/08 19:30
Top News- Vihen nën kontroll zjarret në Delvinë/ Banorët e evakuuar rikthehen në shtëpi
14/08 17:53
Top Channel/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan
14/08 17:44
Top Channel/ Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit? Rama përgjigjet dhe premton…dëmshpërblim
14/08 17:16
Top News- Taksat vendore në e-Albania!/ Akses dhe për qytetarët, zgjerohet shërbimi
14/08 16:58
Top Channel/ Priten shira lokale. Pritet ulje e temperaturave në disa zona të vendit
14/08 16:08
Top Channel/ Gramsh, disa vatra ende aktive. Banorët po rikthehen në shtëpi
14/08 16:08
Top Channel/ 44 mijë dosje, gjyqtarët duan zyra. Sot gjykohen çështjet e vitit 2017
14/08 15:24