Forcat ukrainase po “kalojnë në veprime sulmuese” në disa zona, ka thënë zëvendësministrja e Mbrojtjes e vendit, Hanna Malyar. Burime ushtarake ukrainase thanë për mediat ndërkombëtare se ishin duke u zhvilluar një seri operacionesh ofensive me mjete të blinduara.