Vala e rritjes së menjëhershme të çmimeve të karburanteve, bëri që qindra qytetarë të protestonin para kryeminstrisë, duke artikuluar se çmimet e vendosura janë abuzive dhe duhet të merren masa të menjëhershme. Teksa të gjithë i kanë sytë tek Autoriteti i Konkurrecës, ky institucion ka dalë në një deklaratë zyrtare, këtë të enjte, lidhur me tagrin ligjor që ka për të ndërhyrë në kthimin e çmimeve të konsumit nw parametra stabilizues.