Policia e Filadelfias është vënë në kërkim të një burri të maskuar me një maskë kukulle, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe shqetësuar disa persona pranë Bashkisë së qytetit. Sipas autoriteteve, rreth gjashtë persona kanë raportuar incidente me të dyshuarin vetëm gjatë javës së kaluar. Policia ka publikuar fotografi dhe video të tij, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tij.