Avokatët e ish-Presidentit Hashim Thaçi janë tërhequr nga mbrojtja e tij, me pretendimin se nuk janë paguar. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të tërhiqeshin nga mbrojtja, nëse nuk u përmbushej detyrimi. Ndërkohë deri kur të caktohen avokatët e tjerë, avokatët aktualë do vazhdojnë punën e tyre deri në një periudhë 45 ditore. Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është detyrim i Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.