Në një intervistë për gazetaren Kristi Gongo në emisionin "Exclusive", ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Christopher Hill ka komentuar non-gratën e shpallur për ish-kryeministrin Sali Berisha nga administrata e SHBA-ve. Ai u shpreh se nuk ishte gjëja e duhur të komentonte nëse non grata ishte lobuar drejtpërdrejtë nga George Soros. Hill, i cili ka njohur Berishën që nga viti 1991, theksoi se edhe pse ka mendime personale për ndikimin e sanksioneve në politikën ndërkombëtare, ai nuk i sheh ato si mjetin e parë për zgjidhjen e konflikteve.