Top News- A i goditi SHBA centralet bërthamore? Vjen reagimi i parë nga Irani
27/06/2025 16:55

Ministri i Jashtëm i Iranit ka pranuar se në centralet bërthamore janë shkaktuar dëme "të mëdha dhe serioze" nga bombardimet e fundit të SHBA-së dhe Izraelit. Abbas Araghchi tha për mediat vendase të enjten në mbrëmje se një vlerësim i dëmit po kryhet nga Organizata e Energjisë Atomike e Iranit. Por, vetëm disa orë më herët se kuy qëndrim, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se sulmet nuk e prishën programin bërthamor të vendit. Një mesazh ky kundër presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se bombat kishin "shkatërruar plotësisht" të tre centralet bërthamore. Khamenei tha se sulmet e SHBA-së nuk kishin arritur “asgjë domethënëse”. Udhëheqësi suprem, i cili vijon të qëndrojë i fshehur që nga fillimi i luftës me Izraelin më 13 qershor, këmbënguli se Trump e kishte “ekzagjeruar” ndikimin e bombave dhe shpalli fitoren ndaj SHBA-së dhe Izraelit. Por qëndrimet e Araghchi-t krijojnë një përshtypje të ndryshme. Ai tha gjithashtu se nuk kishte plane për të rifilluar bisedimet bërthamore me SHBA-në. Irani anuloi raundin e gjashtë të bisedimeve me SHBA-në ditën Izraeli filloi sulmet.“Dua të deklaroj qartë se nuk është arritur asnjë marrëveshje, rregullim apo bisedë për të filluar negociata të reja", tha ai ndërsa shtoi se qeveria po shqyrtonte se çfarë ishte në "interes të popullit iranian", duke sqaruar se qasja e saj ndaj diplomacisë do të marrë një "formë të re". Të mërkurën, parlamenti i Iranit miratoi një projektligj për të ndaluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin global bërthamor, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Nëse zbatohet, kjo do të thotë se Irani nuk është më i angazhuar për të lejuar inspektorët bërthamorë në vendet e tij.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34