Putin e ka quajtur Letoninë një shtet ‘Neo-Nazist’ në një deklaratë që të sjell ndër mend kërcënimet e Moskës për Ukrainën, pasi vendi baltik e shpalli 9 majin, një ditë kujtese për viktimat e agresionit rus. Në një zhvillim të frikshëm, Moska e quajti një blasfemi vendimin e Rigës për të nderuar viktimat ukrainase të luftës, muajin e ardhshëm, në të njëjtën ditë me atë që Rusia shënon dorëzimin e gjermanisë naziste.