Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit u ndal këtë të enjte në Durrës ku zhvilloi takimin e radhës me asamblenë e PS. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama u ndal tek integrimi ku edhe njëherë theksoi se nuk ka refuzim për Shqipërinë pasi të gjitha detyrat po përmbyllen, ndërsa sqaroi dhe çështjen e akuzave të opozitës se nëntë vende kanë vendosur veton duke bllokuar raportin e IBAR.