Qeveria e Serbisë thotë se është i rremë lajmi se kryeministrja Ana Brnabiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Në një reagim zyrtar qeveria serbe njofton se kryeministrja ka marrë pjesë në fotosesionin e përbashkët të të gjithë liderëve të Evropës dhe të rajonit.