Në Elbasan, ku ka vijuar turin e bashkëbisedimeve me qytetarët, kryeministri edi rama ka folur për çështje të ndryshme që lidhen me aktualitetin. gjatë bashkëbisedimit me banorët bnë komunikimin online, kreu i qeverisë u pyet edhe për votat e emigrantëve. Por kësaj pyetjeje iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla që është i angazhuar në mbarëvajtjen e procesit, i cili tha s se maxhoranca ka shkuar me propozim konkret në KQZ për votën e emigrantëve, por PD dhe LSI po bëjnë gjithçka që ta pnegojnë këtë proces.