Hapi për caktimin e datës së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së ende nuk është marrë. Takimi informal që u zhvillua këtë të hënë në Bruksel me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vëtëm konfirmoi faktin se ajo ditë nuk e largët. Në fokus të takimit ishte zhvillimi i një debati strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, për sfidat e reja të krijuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.