Organizimi i zgjedhjeve lokale në Veri të vendit pas tërheqjes së serbëve nga të gjitha institucionet duket se është kthyer në një sfidë për qeverinë e kryeministrit Albin Kurti. Pas thirrjes së listës serbe për bojkotimin e votimit, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore, ka aplikuar vetëm një parti.