Top News – A do ta takojë Putinin gjatë G20-ës? Biden: Varet nga ajo që ai do të thotë…
12/10/2022 11:39

Një takim gjatë G20-ës mes Biden dhe Putinit nuk mund të përjashtohet. “Varet” ka thënë në fakt presidenti amerikan kur iu përgjigj një pyetjeje mbi mundësinë që të takojë homologun e tij rus gjatë takimit që do të mbahet në Indonezi. Biden tha në një intervistë ekskluzive për CNN se ai beson se Putin është një aktor racional që sidoqoftë, nuk ka patur gjykim të drejtë për sa i takon aftësive të tij për të pushtuar ukrainën dhe për të nënshtruar popullin e ukrainës. “Unë mendoj se ai është një aktor racional që i ka bërë llogaritë shumë gabim”, tha biden ndërkohë që bombardimet ruse mbi shënjestra civile në Ukrainë sinjalizojnë një pikë kthese në luftën që tashmë është në muajin e saj të tetë. Biden, që paralajmëroi javën e shkuar për rrezikun e një armagedoni bërthamor, tha në intervistë se kërcënimet që dalin nga rusia mund të rezultojnë në gabime dhe keqllogaritje katastrofike edhe pse ai refuzoi të thoshte se si SHBA do të reagonte nëse Putin përdor një armë taktike bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë. I pyetur madje nga gazetari i CNN nëse mendonte se moska do të përdorte një armë të tillë në ukrainë, biden u mjaftua duke thënë: Nuk mendoj se do ta bënte këtë. Nëse do ta bënte, rezultati do të ishte i tmerrshëm.Sa për takimin e mundshëm me Putin, Biden shpjegoi se nëse lideri i kremlinit do të donte të diskutonte për yllin e basketbollit amerikan, Britni Griner, që aktualisht është në burg në Rusi, atëherë do të ishte i gatshëm të fliste me të. Për tema të tjera, nuk ka logjikë ta takoj tani – tha Biden.

Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17
Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24