Mes lajmeve për luftimet në Ukrainë, refugjatët në kufirin perëndimor të vendit dhe sulmeve ruse ndaj Kievit, presidenti rus Vladimir Putin lëshoi të dielën një deklaratë që ndezi alarmin në të gjithë botën: "Unë udhëzoj ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që të vendosin në gjendje të gatishmërisë së posaçme forcat frenuese të ushtrisë ruse", tha Putini.