Top News – A do ta marrë Trumpi arin gjerman!? 1236 ton në SHBA, shqetësime për sigurinë e rezervës
02/02/2026 12:23

Rezerva e arit gjerman në SHBA, ka një vlerë prej shumë se 100 miliardë eurosh dhe mbahet në kasafortat e Rezervës Federale. Shumë zëra nga gjermania tani paralajmërojnë se duke pasur parasysh manovrat politike të Trumpit, nuk është më e justifikueshme që këto rezerva të mbeten atje. Por, debati në berlin është i ndezur. A duhet të kthehet kjo rezervë apo jo. Kërkesa për të sjellë arin përsëri në Gjermani ka patur prej kohësh, me disa sondazhe që sugjerojnë se shumë qytetarë janë në favor të këtij veprimi. Debate të ngjashme po zhvillohen në Itali, e cila ka rezervat e treta më të mëdha të arit në botë pas SHBA-së dhe Gjermanisë. Rezervat totale të arit të Gjermanisë arrijnë në rreth 3,350 ton. Rreth 36.6% e kësaj sasie është në SHBA. Gjatë Luftës së Ftohtë, ishte praktike të ruhej ari jashtë vendit, pasi SHBA-të konsideroheshin një vend i sigurt në rast konflikti me Bashkimin Sovjetik. Me kalimin e viteve, një pjesë e arit është riatdhesuar. Deri në vitin 2017, 300 ton u sollën nga Nju Jorku, 380 ton nga Parisi dhe 900 ton nga Londra. Kjo ishte pjesë e një plani të Bundesbank, të zbuluar në vitin 2013, për të ruajtur gjysmën e rezervave të arit të Gjermanisë në vend. Por nëse do të tentohej tani që ari gjerman në SHBA të kthehej, rreziqet janë jo të pakëta. Gjithmonë ekziston një rrezik kur asetet mbahen jashtë vendit. Një nga skenarët e mundshëm është që qeveria amerikane, për shkak të rezervave të pakta valutore, mund të parandalojë transferimin e arit. Rimarrja e arit do të ishte komplekse dhe e rrezikshme edhe nga ana logjistike. Do të duhej që ai të transportohej me automjete të blinduara, në një anije dhe e gjithë kjo mbart rreziqet e veta. Sidoqoftë, ekspertët thonë se ari është aktualisht i sigurt në Nju Jork, edhe nëse Trump do të donte ta përdorte për të ushtruar presion mbi Gjermaninë. Rezerva Federale është e pavarur në politikën e saj monetare dhe qeveria amerikane nuk mund të ndërhyjë lehtë. Edhe në rastin më të keq, nëse SHBA do të refuzonte të lejonte lëvizjen e arit, ekziston mundësia e shkuarjes në gjykatë ose mund të merret kompensimi në dollarë.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB