Një vullkan në një zonë me popullsi të dendur në Itali mund të shpërthejë për herë të parë pas 485 vjetësh. Paralajmërimi është dhënë nga shkencëtarët. Është fjala për vullkanin “Campi Flegrei”, i cili ndodhet 14,5 kilometra nga Napoli, në jug të Italisë, i cili ka shpërthyer për herë të fundit në vitin e largët 1538.