Vendimi me 17 vjet burg për biznesmenin Francesco Becchetti mund të rihapë procesin e arbitrazhit të cilin ai e fitoi me vlerën 110 mln euro. Italiani u dënua nga Gjykata e Tiranës në një seancë të zhvilluar ditën e mërkurë. Sipas informacioneve është pikërisht ky vendim ndaj biznesmenit I cili do të përdoret nga avokatura e shtetit e cila do të tentojë të kundërshtojë arbitrazhin.