Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike të enjten, ndërsa që udhëheqësi rus ka rritur kërkesat për garancitë e sigurisë në Evropën Lindore. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi "një sërë temash, përfshirë angazhimet e ardhshme diplomatike," tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne në një deklaratë ku njoftoi për telefonatën.