Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për Gardën e Republikës së Shqipërisë, i cili sipas autoriteteve ka si qëllim reformimin e këtij institucioni. Pas diskutimeve në seancën parlamentare, projektligji i cili përcakton riorganizimin në tërësi të këtij institucioni u miratua me 90 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim.