Përfituesit më të mëdhenj të amnistisë penale janë të dënuarit me vendim të formës së prerë që po e vuajnë këtë dënim në burgun e Drenovës në Korçë. Sipas të dhënave të drejtorisë së këtij burgu, janë mbi 90 për qind e të burgosurve në këtë institucion që përfitojnë nga amnistia.