Gati 90% e banorëve në Henan, një nga provincat më të populluara të Kinës, janë infektuar me Covid-19, sipas një zyrtari shëndetësor, pasi vendi po përballet me një rritje të paprecedentë të rasteve. Pas tre vitesh kufizimesh që ishin ndër më të ashprat në botë, Kina muajin e kaluar papritmas hoqi shumicën e masave të saj shëndetësore kundër koronavirusit. Numri i pacientëve është rritur në mënyrë eksponenciale për shkak të variantit të ri, ndërkohë që sistemi shëndetësor është i mbingarkuar nga të moshuarit dhe krematoriumet duket se nuk mund të përballojnë fluksin e kufomave.