Ministria e Mbrojtjes informon se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar mbi 500 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës.