Në inagurimin e shkollës “Lekë Gjiknuri”, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se kjo është një nga 9 shkollat e reja që i shtohen këtë vit Tiranës, si dhe 5 kopshteve të reja, që po ashtu kanë pritur fëmijët për herë të parë këtë shtator. Teksa uroi të gjithë nxënësit në ditën e parë të shkollës, Veliaj theksoi se shkolla e re është një bizhu në këtë zonë, ku bashkë më ndërhyrjet e tjera infrastrukturore të kryera nga bashkia, është rritur vlera e pronës.