Gara për vendin vakant në kushtetuese, ka sjellë në skenë emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë në vend, të cilët kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e trupës së Gjykatës Kushtetuese. Pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Altin Binaj, Gjykata Kushtetuese, në datën 16 janar, shpalli hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant në Kushtetuese me mandat 9-vjeçar. Në përfundim të afatit ligjor për shprehje të interesit, janë nëntë magjistratë, të cilët janë në garë për një karrige në tryezën e trupës gjykuese të kushtetueses.