Numri i viktimave nga koronavirusi në Rusi, ka kaluar shifrën 800 brenda një dite, derisa shumë shtete vazhdojnë të raportojnë kthim mbrapa në përpjekjet e tyre për të ndalur variantin Delta të këtij virusi. Autoritetet ruse kanë regjistruar 816 viktima në 24 orët e fundit. Ato kanë regjistruar mbi 800 viktima katër ditë më parë, dhe situata ka qenë e ngjashme prej atëherë. Rusia është përballur me rritje të numrit të të infektuarve muajin e kaluar, dhe për këtë, zyrtarët kanë fajësuar variantin Delta.