Më shumë se 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar ndaj instrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar në gjatë mujorin e parë të këtij vit. Të dhënat e bëra publike nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike tregojnë një frekuencë të lartë të tentativave për të goditur infrastrukturën viturale të vendit. Konkretisht përllogaritet se ka pasur rreth 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë dhe rreth 80 mijë sulme në ditë. Nga numri i përgjithshëm, 54 për qind e tentativave janë drejtuar ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46 për qind ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.