Popullsia e botës pritet të arrijë në tetë miliardë banorë më 15 nëntor të këtij viti, parashikojnë Kombet e Bashkuara. “Kjo na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për t’u kujdesur për planetin tonë. Është një moment për të reflektuar se ku nuk i kemi përmbushur ende angazhimet ndaj njëri-tjetrit”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Parashikimi i Departamentit të OKB-së për Çështje Ekonomike dhe Sociale thotë se popullsia e botës po rritet me ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.