Me pankrata në duar, ku kërkuan liri dhe të drejta të barabarta, një grup i vogël grash dhe vajzash protestuan në kryeqytet këtë të shtunë, në kuadër të ditës ndërkombëtare të grave. Ata marshuan nga sheshi Skënderbej në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke ndaluar përpara kryeministrisë, por edhe në zonën e Bllokut, të shoqëruar me tupana e duke brohoritur për të drejtat që u takojnë grave dhe vajzave.