8 marsi është dita kur vlerësohen arritjet e gruas pa dallim race, përkatësie etnike, gjuhe apo niveli social dhe ekonomik. Një lëvizje që nisi në vitin 1908 për kushtet e punës, kur pakënaqësia dhe shfrytëzimi me të cilin përballeshin nxorri më shumë se 15,000 gra në një marshim në rrugët e Nju Jorkut. Kërkesa e tyre ishte shkurtimi i orarit të punës, ajo e pagave më të larta dhe të drejtën e votës për gratë.