Në nisje të fjalës së tij në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryetari i PD-së Sali Berisha u kërkoi qytetarëve që të nderojnë me 1 minutë heshtje, fëmijët e vegjël që humbën jetën në Durrës.‘Të ngushëllojmë familjet, të ngushëllojmë qytetin e Durrësit, për traumën e tmerrshme që pësoi nga i forti i lagjes, një kriminel i damkosur që pasi u mori jetën, i la në kthetrat e vdekjes dhe ia mbathi’, tha Berisha.