Bashkia e Tiranës do ta ndihmojë turizmin vendas përmes një nisme të veçantë. Tetë nga artistët më të njohur e më të dashur për publikun do të promovojnë përmes një videoklipi muzikor tetë pikat më të veçanta kulturore e natyrore të Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj gjate takimit me artistet shqiptare, zbuloi edhe detaje nga ky projekt, që synon të rigjallërojë turizmin vendas dhe ekonominë lokale.