Ministria e Financave ka gati projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku parashikohen shpenzime në nivele rekord prej 8.2 miliardë eurosh, ose 600 milionë euro më shumë se sa buxheti i vitit aktual. Sipas draftit, shpenzimet përbëjnë 31.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, që qeveria parashikon të zgjerohet me 3.9 për qind përgjatë vitit të ardhshëm.