Data 7 korrik do të jetë edhe seanca e fundit plenare për 79 deputetë të parlamentit aktual. Ky ishte vendimi i konferencës së kryetarëve, i cili vendosi që aktiviteti i kuvendit të vazhdojë deri me datë 9 korrik. Kjo është legjislatura e 9-të e parlamentit të Shqipërisë ndërsa me 11 shtator pritet të nisë edhe ajo e dhjeta para konstituimit të qeverisë së re. Këto janë ditët e fundit në aktivitetin e tyre në shërbim të qytetarëve që i kanë zgjedhur për plot 79 ligjvënës të cilët nuk do të kthehen më në sallën e seancave plenare, të paktën jo si deputetë.