Dy nga liderët më të rëndësishëm të vendeve të Bashkimit Europian, Olaf Scholz dhe Emannuel Macron do të mbërrijnë në Tiranë në datë 6 dhjetor për Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Edhe pritet një nivel sigurie tepër i lartë nga Policia Shqiptare për mbrojtjen e presidentëve apo kryeministrave të 27 vendeve të Unionit apo dhe 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, Scholz dhe Macron do të udhëtojnë në Shqipëri së bashku me sigurinë e tyre personale.