Pushimet kanë përfunduar në mënyrë tragjike për një familje shqiptare nga Kosova, e cila kishte zgjedhur bregdetin e Durrësit për të kaluar verën. Një 73-vjeçar teksa ishte futur në det për t'u larë pasditen e kësaj të premte, ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku mësohet se 73-vjeçari i identifikuar si J.B., është mbytur, e për pasojë ka gjetur vdekjen.