Bashkimi Europian i ka transferuar qeverisë shqiptare 72 milionë euro si pjesë e paketës së ndihmës për të përballuar krizën energjitike. Ndihma financiare është projektuar për ndërmarrjen e masave nga ana e Qeverisë për të mbrojtur biznesin e vogël dhe qytetarët nga çmimet e rritura të energjisë elektrike. Këtu ëprfshihen subvencionet dhe ndihmë financiare drejtpërdrejt për mbi 11 mijë persona të shtresave në nevojë. Një pjesë e ndihmës duhet të shkojë për projekte në diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike, si dielli dhe era. Kjo shumë nuk është alokim i ri nga ana e Bashkimit Europian, por janë pjesë e fondeve IPA III që ishin parashikuar për projekte të tjera mbështetëse, por që nën kërcënimin e krizës energjitike u devijuan në këtë sektor.