Top News- 70 mld euro për Ukrainën/ NATO: Irani nuk do ketë armë bërthamore
08/07/2026 23:00

Vendet anëtare të NATO-s kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas samitit të zhvilluar në Ankara, ku kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë ndaj parimit të mbrojtjes kolektive të parashikuar në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit. Në deklaratë theksohet se “një sulm ndaj një aleati konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleatëve”. Për t’iu kundërvënë kërcënimit afatgjatë që Rusia paraqet për sigurinë dhe stabilitetin euro-atlantik, si edhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët thonë se po zbatojnë angazhimin për mbrojtjen e miratuar në Hagë, ku janë rritur investimet për nevojat bazë të mbrojtjes me më shumë se 139 miliardë dollarë. Po ashtu, në samitin e Ankarasë u bënë të ditura kontrata të reja prokurimi me një vlerë që tejkalon 50 miliardë dollarë. “Sot, në Ankara, ne shpallim më shumë se 50 miliardë dollarë prokurime të reja dhe angazhohemi të zgjerojmë kapacitetin e përbashkët prodhues, si edhe të punojmë me industrinë për të përshpejtuar inovacionin. Ne do të vazhdojmë punën për të eliminuar pengesat në tregtinë e pajisjeve të mbrojtjes mes aleatëve dhe për të shfrytëzuar partneritetet e NATO-s në mënyrë që të maksimizojmë kapacitetin industrial të mbrojtjes dhe bashkëpunimin.”, thuhet në deklaratë. Sa I takon Ukrainës, aleatët zotohen se do tëofrojnë 70 miliardë euro në pajisje ushtarake, ndihmë dhe trajnim për Kuevin. “Për këtë qëllim, ne mirëpresim vendimin e Bashkimit Evropian për t’i ofruar Ukrainës financim shumëvjeçar përmes Kredisë për Mbështetjen e Ukrainës.”, thuhet në deklaratë. Aleatët ritheksojnë se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore dhe i bëjnë thirrje Iranit të respektojë plotësisht lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55