Polici Alkid Ndreu është arrestuar nga Agjencia për Mbikqyrje Policore, I akzuar për marrje rryshfeti kundrejt lirimit të patentës së një qytetareje që kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai ishte me detyrë specialist i administrimit të dokumenteve dhe anëtar i Organit Administrativ Shtetëror, ndërkohë që i kishte bllokuar patentën qytetares B.D. për tre muaj.