Muzeu Arkeologjik i Durrësit tashmë është restauruar plotësisht nga pasojat e tërmetit të vitit 2019, falë mbështetjes financiare të programit ‘BE për Kulturën.’ Në ceremoninë e përurimit të këtij muzeu mbajtën fjalën ambasadori i unionit europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kryeministri Edi Rama dhe ministri i turizmit, kulturës dhe sportit, Blendi Gonxhja.