Situata nga pandemia e covid 19 mbetet ende shqetësuese në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit ka pasur 7 humbje jete si pasojë e koronavirusit, 3 janë nga Tirana, 1 nga Durrësi, 1 nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora dhe 1 qytetar nga Miloti. Viktimat janë të moshave nga 55-82 vjeç. Numri i përgjithshëm i viktimave nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1181.