Bashkëpunimi me autoritetet gjermane ka rezultuar efikas dhe shkëmbimi i informacionit është bërë në kohë reale në fillimin dhe ndjekjen e procedimeve penale. Në kuadër të këtyre procedimeve penale, vetëm gjatë vitit 2020 janë organizuar edhe finalizuar 7 operacione të përbashkëta, ku janë arrestuar anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale në të dy vendet si dhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike kokainë e marijuanë, si dhe armë zjarri, municione e para kesh. Kodet e këtyre operacioneve kanë pasur kopde të ccuditshmer, si për shembull “ATHOS”, “SAFETY CAR”, “LADINA”, “AGIMI”, etj.