Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kombëtare më 7 korrik, në orën 19:00, protestë e cila ka disa arsye. Duke nisur nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve, atyre të produkteve të shportës, Ballkani i Hapur dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në Samitin e BE ndaj vendeve evropiane e Bullgarisë, janë disa prej arsyeve të kësaj proteste.