Tensioni mes presidentit Ilir Meta dhe trupës së Gjykatës Kushtetuese, vijon të jetë i fortë, teksa në sirtarët e kushtetueses pret dosja për shkarkimin e kreut të shtetit. Pas akuzave të shpeshta mediatike, Meta ka depozituar një kërkesë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për hetim disiplinor ndaj trupës së Gjykatës Kushtetueses.