Vetëm shtatë ditë e ndajnë presidentin Ilir Meta nga fati që ka rezervuar Kushtetuesja për të. 18 janari parashikohet të jetë një datë kalendarike që do të ndezë debate të forta politike, duke e çuar Gjykatën Kushtetuese në një vendimarrje të vështirë, e cila mund të prodhojë një krizë të fortë politike.