6788 persona kaluan kufirin dje 1960 ishin me pashaporta të huaja, shumica grekë Të dhënat zyrtare të policisë së shtetit tregojnë se në 24 orët e fundit, gjatë ditës së premte kufirin me greqinë, në kakaci dhe kapshticë e kanë kaluar 6788 persona. Nga këta 1960 janë shtetas së huaj, pjesa më e madhe janë shtetas greke apo emigrant që kanë dokumenta dhe pashaporta të shtetit grek. Por në mesin e atyre që kaluan ka edhe shumë amerikanë, britanikë, francezë, polakë, apo turq. Ata kanë qëndruar në rradhë për orë të tëra së bashku me emigrantët shqiptarë.