Një 66 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës. Viktima, i identifikuar si shtetasi me inicialet F.D., është përplasur për vdekje nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha të rrugës. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 të kësaj të hëne në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar. Pas aksidentit, viktima u shoqërua menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku fatkeqësisht ndërroi edhe jetë prej plagëve të marra. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e automjetit, një shtetas 26 vjeçar. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara në zonë të banuar dhe një pakujdesi në drejtimin e automjetit nga ana e 26 vjeçarit.