Kur Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, ndonëse me një kryetar të ri të zgjedhur, por me një vendim të munguar gjykate, që mban pezull vulën por edhe kthimin e normalitetit në këtë forcë politike, qeveria socialiste vijon e qetë drejtimin. Të paktën këtë gjë lë të kuptojë edhe numri i lartë i vendimeve të marra nga Këshilli i Ministrave gjatë këtij viti legjislativ.