Dy persona u arrestuan nga policia si autorë të dyshuar të zjarrvënieve në Divjakë e Mallkasatër. në pranga përfundoi një 65-vjeçar dhe një 41-vjeçar. I pari dyshohet se ndezi zjarr në fshatin Mërtish. ai donte të digjte mbeturinat në tokën që kishte marrë me qera por flakët dolën nga kontrolli dhe përfshinë një sipërfaqe me ullinj duke djegur rreth 130 rrënjë.